Granit Xhaka zhvilloi ndeshjen e 100-të me Zvicrën ndaj Kosovës, ky është reagimi i bashkëshortes

By

Gjatë mbrëmjes së djeshme u zhvillua ndeshja miqësore mes Zvicrës dhe Kosovës, ku rezultati përfundimtar ishte 1-1.

E për futbollistin me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, kjo ishte ndeshja e 100-të me fanellën e Kombëtares së Zvicrës

Për të shënuar rastin, përpara lojës mori një poster nga klubi duke e nderuar për 100 ndeshjet e zhvilluara, e madje kjo ishte edhe më e veçantë pasi po luan kundër Kosovës, vendit të prindërve e rrënjëve të tij.

Në një moment kaq të veçantë në karrierën e futbollistit shqiptar bashkëshortja e tij Leonita nuk kishte si të ishte më krenare.

Ajo hyri në llogarinë e saj në Instagram duke ndarë një fotografi të bashkëshortit të saj të shkrepur në fushën e gjelbër ku shkruan, “Krenare me ty”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm