Humbi një nga ngjarjet më historike të Oscars! Ku ishte Rita Ora në ato momente?

By

Këngëtarja Rita Ora është “shumë e mërzitur” pasi humbi shuplakën tashmë të famshme të Oscars, pasi kishte zgjedhur kohën e gabuar për të shkuar në tualet.

Trajnerja e Voice AU po ndiqte drejtpërdrejt ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Academy Awards nga festa e shikuesve të Vanity Fair Oscars, së bashku me të dashurin e saj, aktorin dhe regjisorin, Taika Waititi, 46 vjeçar.

Të mërkurën në mëngjes, këngëtarja 31-vjeçare u tha drejtuesve të radios Fitzy dhe Wippa se humbi atë moment.

Prezantuesi Michael “Wippa” Wipfli iu referua fotos së tryezës së Ritës që ka qenë në trend në mediat sociale për shkak të reagimeve të tyre ndaj Will Smith që goditi Chris Rock.

Wippa tha emrat e të ftuarve të famshëm që ishin në tryezën e Ritës, duke e shtyrë Ritën të shpjegonte mungesën e saj në foto.

‘Meanwhile, this is everybody at the @vanityfair Oscar dinner manically googling wtf Will Smith just said to Chris Rock,’ the caption read.

“Papritmas mu desh të shkoja në tualet në atë moment, gjë për të cilën jam shumë e mërzitur”, tha ajo.

“Ne menduam se mund ti kishe shkrepur foton,” supozoi prezantuesi tjetër Ryan “Fitzy” Fitzgerald.

“Jo jo jo. Të them të drejtën, megjithatë, ndihem sikur ajo foto do të ekzistojë përjetësisht”, tha Rita.

Rita vazhdoi të tregojë se çfarë ndodhi kur u kthye nga tualeti. “Isha si, ‘Çfarë po ndodh? Çfarë po ndodh?'” /Prive.al

Artikuj të ngjashëm