Pas krizës Blero dhe Afrona përmirësojnë marrëdhëniet

By

 

Ditë më parë Prive hetoi një krizë në mes çiftit të famshëm Blerim Muharremi dhe Afrona Dika.

Këngëtari kishte hequr folloëing nga instagrami i Afronës e po ashtu edhe modelja e kishte bërë të njëjtën gjë.

Madje Blero kishte publikuar një fotografi të vajzës së tij të vetme Tarës, duke i thënë se gjithçka i duhej në jetë ishte ajo.

Shpejt reagoi Afrona me një kundërmesazh, ku thoshte: ‘Përsërite derisa ta kuptosh: Mua nuk më duhen njerëz të cilëve nuk ju duhem’.

Por gjithcka ka marrë kthesë pasi Blero ka publikuar një fotografi me Afronën me përshkrimin “E bukura dhe bisha”, duke iu referuar vetes  si “bishë”, për të dëshmuar se mes tyre gjithcka është në rregull dhe se raporti është përmirësuar.

Ndërsa tani sërish po e ndjekin njëri tjetrin në Instagram e Afrona po ashtu ka komentuar një zemër në fotografinë e tyre bashkë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm