Gold AG nis xhirimet e klipit të ri

By

Ai njihet si rekordmeni i skenës muzikore shqiptare kur është fjala për numrin e projekteve muzikore të publikuara por edhe suksesin që pason prej tyre.

E nuk kishte se si të ndodhte ndryshe perpos që Gold Ag të nis punë për projektin e ri, vetëm rreth tre javë pas publikimit të këngës ‘Dukagjin’ në bashëkpunim me Hysni Klinakun.

Dita e sotme e ka gjetur reperin në malet e Elbasanit aty ku po xhiron videoklipin e këngës së re në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Gëzim Nika.

Fotot e para nga sheshxhirimi i ka ndarë vetë Goldi në rrjetet e tij sociale teksa publikimi i projektit besohet se është çështje ditësh. /prive.al/

Artikuj të ngjashëm