Almeda i bën dedikim Tolgës dhe ai ia kthen në shqip

By

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një nga çiftet më të dashura për publikun e tyre.

Ata së fundmi ndanë edhe lajmin se po presin një fëmijë të dytë në familjen e tyre. Ata kanë një djalë me emrin Efehan, i cili shpejt do të bëhet vëllai i madh i një vajze.

Ndërkohë, Alemda ka ndarë një dedikim për bashkëshortin e saj në Instagram.

Aktorja ka postuar një fotografi të një luani dhe luaneshe me kokët e tyre të mbështetura në njëri tjetrin ku shkruan, “Ne”.

Përgjigjja e Tolgës nuk vonoi dhe ia ktheu në shqip “Po”, për të konfirmuar më tej se ai është shumë i përkushtuar të mësojë gjuhën amtare të bashkëshortes. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm