Pak kohë më parë në media qarkulloi lajmi se portiere i Partzanit Alban Hoxha është kapur duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.
Sipas “Panorama Sport”, gjykata ka dënuar me 3 muaj burg portierin, mbi të clin rëndon akuza “drejtim automjeti në gjendje të parregullt”, por dënimi me heqje lirie ka ndryshuar.
Dënimi i tij është konvertuar në 80 orë pune të detyruar në komunitet.
Vetë Alban Hoxha ka mohuar të ketë qenë i dehur, por tani pritet të shlyejë masën e vendosur nga gjykata.