Njëri nga të lënduarit e aksidentit të komunikacionit që ka ndodhur të shtunën mbrëma në Pejë, është edhe 25 vjeçari nga ky qytet, Egzon Gjuka, i cili ka pësuar frakturë në qafë.
Egzonit i duhen 30 mijë euro për të vazhduar me trajtimet shëndetësore. Për këtë rast janë senzibilizuar shumë fytyra publike duke bërë thirrje për ti ndihmuar atij.
Nuk mund të mungonte edhe Gjiko i cili përpos që ka bërë apel për ti ndihmuar bashkëqytetarit të tij, është duke organizuar dhe një koncert nesër në Pejë nga ora 14:00
Ky event do të mbahet në sallën e sporteve të qytetit dhe është në bashkëpunim me Komunën e Pejës, të cilët kanë liruar nga mësimi nxënësit e shkollave të mesme./Prive.al