Baby Gee e konfirmoi – qenka single (dhe seksi e e re)

By

Muaj më parë Baby G konfirmoi lidhjen e saj të dashurisë  ndërsa shumë pak kohë pas këtij lajmi, u vu re se Baby G hoqi të gjitha postimet nga Instagrami i saj dhe ajo që ra më së shumti në sy ishte që nuk e ndiqte më të dashurin e saj Lim Hotin.

LEXO LAJMIN PER ME SHUME DETAJE:

Baby G paralajmëron bashkëpunimin me të dashurin e saj (VIDEO)

Madje ata publikuan një këngë bashkë, e cila më nuk ekziston në kanalin e Baby Gee në Youtube.

Thashethemet për ndarje disi i mohoi Hoti, i cili përmes një video në Instagram ku shihet bashkë me artisten të cilën e uroi për ditëlindje.

“Gëzuar ditëlindjen yll”, shkruante ai!

Baby G e ndarë nga i dashuri? – Kjo është e vërteta (FOTO)

Mirëpo duket se gjërat mes çiftit kanë marrë fund njëherë e mirë, meqë këngëtarja publikoi dje një video në Instagram, ku shfaqet duke vallëzuar.

Seksi, atraktive dhe me një fizik të tonifikuar, Baby Gee në përshkrimin e kësaj videoje thotë:

“Kur je e re, sexy dhe single”.

Sic duket dyshja nuk janë më bashkë meqë këtë deklaratë Baby e bëri publike në mesin e qindra ndjekësve të saj.

https://www.instagram.com/p/B1CYXNKHbf4MKp9f5-rjhpQ2dDuYGzZU6wYkaY0/

Artikuj të ngjashëm