Mbrëmjet e shumta muzikore janë edhe aktiviteti kryesorë i grupit Babastars.
Pothuajse çdo javë i shohim artistët të angazhuar me mbrëmje të tilla, e njejt do të ndodhë edhe sonte.
Anëtarët e grupit do të performojnë në njërin nga klubet e Zvicrrës teksa rrugëtimin nëpër qytet kanë vendosur që ta kryejn me tren.
E përgjatë këtij rrugëtimi nuk mungojnë as shakatë e shumta mes tyre.
Geti në profilin e tij në Instagram publikoi një fotografi ku u pa reperi tjetër Majki në një pozitë jo fort të lakmueshme teksa ishte ende i përgjumur.
Natysisht se postimi në fjalë u bë edhe si pasqyrim i atmosferës së këndshme që po mbretëron në atë mes teksa ata janë gati për spektaklin e rradhës. /Prive.al/