Për herë të parë, Ghetto Geasy, ka folur për Unikkatilin dhe Noizyt.
Të dy këta me të cilët me vite të tëra është thënë se janë në armiqësi dhe i bëjnë ‘diss’ njëri-tjetrit sa herë iu vije mundësia.
Por, Geti, e mohoi këtë gjë.
Reperi u paraqit në emisionin ‘Xing me Ermalin’ ku foli për shumë gjëra, në mesin e tyre, edhe për Unikkatilin dhe Noizyn.
Kur Geti u pyet nga Ermali, nëse ka armiqësi me këta dy, ai u përgjigj shkurt dhe tha: “nuk kam armiqësi me askënd”.
Reperi ndër të tjerash u pyet edhe për Marinën, prezantuesja e cila ka kohë që nuk ka dalë në ekran.
Geti tregoi se ajo është e vështirë në vendimet e saj dhe kjo është arsyeja e vetme pse ka kohë që nuk e kemi parë./Prive.al