Kendall Jenner dhe Devin Booker shihen së bashku në Capri të Italisë

By

Pushimet e Kendall Jenner me Devin Booker tashmë kanë filluar.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, dhe i dashuri i saj me profesion balerin, po shijojnë pushimet e tyre në një jaht në Capri të Italisë.

Çifti u takua me mikun e tyre, Fai Kahdra, para se të hipnin në një varkë me shpejtësi për të shkuar në qytet.

Modelja kishte veshur bikini nga pëlhura të markës “Gonza”, një markë e cila i takon ish-asistentës së Kylie Jenner, Victoria Villaroel dhe motres së saj Sofia.

Kendall dhe Devin u pane më herët nga brigjet e Sardenjës, në Itali me disa nga miqtë e tyre.

Çifti së pari ndezi thashethemet e romancës së tyre në muajin prill të vitit 2020 pasi u panë duke kaluar kohë së bashku në Arizona.

Devin Booker dhe Kendall Jenner janë takuar për më shumë se një vit.

Ata e publikuan lidhjen e tyre në Instagram, në ditën e Shën Valentinit 2021 dhe festuan përvjetorin e tyre në qershor. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm