Getinjo dhe Baby G vijnë me ‘Monster’

By

Sapo është publikuar në Youtube projekti i ri i Getinjos dhe Baby G me titull ‘Monster’.

Kënga ka tekst të reperit dhe mban vulën e Zzap&Chriss kurse XL Films është produksioni i zgjedhur për realizimin e videoklipit.

Për dukjen e Gordanës dhe Jeamy Blessed si ‘special guest’ janë përkujdesur Sellma dhe Kaci e Dona Matoshi.

Ky projekt është i pari për Baby G si pjesë e On Records dhe me çfarë shihet në minutat e parë, kjo duket të jetë një nisje e mbarë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm