Elita Rudi pjesë e Big Brother VIP Kosova

By

Etja për të ditur sa më shumë detaje rreth Big Brother VIP Kosova, është shuar sado pak, pasi që u zbulua se 5 dhjetori është data zyrtare kur do të nisë rrugëtimin ky spektakël gjigant.

Por, dilemat nuk marrin fund derisa të prezantohen emrat e banorëve të shtëpisë më të famshme në trojet shqipfolëse.

Derisa nuk ka një njoftim zyrtar për banorët e shtëpisë, faqja zyrtare e BBVK në Instagram ka zbuluar një emër.

Elita Rudi do të jetë prezantuesja e emisionit ku do të diskutohet për dhe gjithcka rreth BBVK.

“Erdhi momenti që të shuajmë një tjetër kureshtje! Elita Rudi do të jetë prezantuesja e emisionit ku do të diskutohet gjithçka për dhe rreth Big Brother VIP Kosova! Mos harroni, 5 DHJETOR – është data”, shkruhet në njoftimin zyrtar. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm