Genta Ismajli si asnjëherë më parë në këngën e re (VIDEO)

By

Genta Ismajli ka tash e një kohë që po paralajmëron projektin e ri muzikor.

Përmes fotografive nga studio,  këngëtarja ka lënë indikacione mbi një këngë që do e sjellë komplet ndryshe.

E kjo është vërtetuar më së miri në insertin e shkurtër të ndarë në rrjete sociale ditën e sotme nga këngëtarja.

Genta, do vijë në projektin e ri, në spanjollisht! E lexuat mirë, në spanjollisht!

Trendi latin e ka kapluar edhe Gentën e cila me këngën ‘Papi’ duket se do të synojë shumë më shumë se tregun muzikor shqiptar.

Prive.al merr vesh se kënga, e punuar nga Alandy, me tekst të Endrit Mumajesit – Muma, e klip të Max Production publikohet nesër në ora 16:00. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm