Genta Ismajli ka tash e një kohë që po paralajmëron projektin e ri muzikor.
Përmes fotografive nga studio, këngëtarja ka lënë indikacione mbi një këngë që do e sjellë komplet ndryshe.
E kjo është vërtetuar më së miri në insertin e shkurtër të ndarë në rrjete sociale ditën e sotme nga këngëtarja.
Genta, do vijë në projektin e ri, në spanjollisht! E lexuat mirë, në spanjollisht!
Trendi latin e ka kapluar edhe Gentën e cila me këngën ‘Papi’ duket se do të synojë shumë më shumë se tregun muzikor shqiptar.
Prive.al merr vesh se kënga, e punuar nga Alandy, me tekst të Endrit Mumajesit – Muma, e klip të Max Production publikohet nesër në ora 16:00. /Prive.al