2020-ta shumë fitimprurëse për Dua Lipën dhe Rita Orën

By

Dy artistet shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Rita Ora janë dy prej artistëve më të rinj që kanë mbledhur më shumë të ardhura në 2020.

Tabloidi  britanik “The Sun” publikoi listën e artistëve deri në moshën 30 vjeçare që kanë pasur fitimet më të mëdha gjatë këtij viti dhe ku bëjnë pjesë emra të njohur të skenës botërore.

Këngëtarja Dua Lipa vetëm 25 vjeçare, renditet në vendin e 12 me një pasuri prej 22 milionë paund. Ndërsa 29-vjeçarja Rita Ora renditet në vendin e 14-të me 20 milionë paund.

Lista e artistëve të rinj deri në moshën 30 vjeçare me të ardhura të larta kryesohet nga Ed Sheeran me një pasuri prej 210 milionë Paund. Sheeran ndiqet nga Harry Styles dhe Emma watson.

Artikuj të ngjashëm