Këngëtarja Genta Ismajli ka disa javë që është pasivizuar.
Edhe në rrjete sociale, Genta s’ka postuar që prej fillimit të muajit Gusht duke shqetësuar jo pak fansat mbi këtë mungesë të çuditshme.
E akullin, Genta e ka thyer sot duke lënë pa fjalë me foton e postuar.
Nga pishina e brendshme e një prej hoteleve të Prishtinës, Ismajli ka mahnitur me linjat trupore e mbi të gjitha me rrobat e banjos që e shfaqin tejet seksi.
Kujtojmë se në planin artistik, kënga e fundit e Gentës është ‘Papi’ teksa nuk ka shumë informacione mbi ndonjë projekt të ri në muajt në vijim. /Prive.al