Gazetari i njohur i debateve politike Kushtrim Sadiku është bërë baba për herë të parë.
Lajmin e ka dhënë vet ai përmes rrjeteve sociale duke befasuar shumëkë meqenëse për jetën private është treguar gjithnjë hermetik.
Në Tiranë ka ardhur në jetë i biri i Sadikut, i cili do quhet Gjon.
Gjoni është fryt i dashurisë së gazetarit me aktivisten e njohur të shoqërisë civile, Jeta Krasniqin.
Fotografisë së parë, Kushtrimi i ka bashkëngjitur këtë urim:
“Mirë se erdhe në këtë botë biri ynë Gjon Sadiku. Jemi të bekuar e të lumtur që të kemi në mesin tonë. Bashkë me ty, në qiellin e shtatë”
Me jetë të gjatë! /Prive.al