Gazeta e njohur britanike i kushton artikull festivalit Sunny Hill dhe babait të Dua Lipës

By

Gazeta e njohur britanike “The Guardian” i ka kushtuar një artikull festivalit muzikor “Sunny Hill” i cili organizohet nga Dukagjin Lipa, babai i këngëtares me famë botërore, Dua Lipa.

Shkrimi për festivalin “Sunny Hill” nis me përshkrimin e organizatorit, njëherit edhe babai i Duas, Dukagjin Lipa, i cili përmes këtij eventi po mundohet të përmirësojë imazhin e Kosovës në botë.

Dukagjin Lipa për një kohë të gjatë kishte dashur që të organizonte një “festival të duhur” në vendin e tij, transmeton Klan Kosova, përcjellë Prive.

Qëllimi i këtij festivali është për ta vendosur Kosovën në hartën kulturore dhe për të dëshmuar se shteti më i ri i Evropës mund të përkufizohet më gjëra më të mira se konflikti dhe skandali.

Realizimi i një festivali të tillë u bë më i lehtë kur vajza e tij, Dua Lipa, arriti famë botërore vitin e kaluar, me hitin e saj “New Rules”. Tani, 22-vjeçarja do të performojë në Prishtinë këtë javë dhe familja e saj shpreson se kjo do ta përmirësojë imazhin e Kosovës jashtë vendit.

“Ne duam t’u japim njerëzve një ndjenjë të përkatësisë, të jetesës evropiane dhe idenë se ne jemi pjesë e Evropës. Kjo është mënyra më e mirë për të promovuar Kosovën si një vend që e donë paqen dhe muzikën, si një vend që mirëpret të gjithë fqinjët tanë dhe të gjithë vizitorët që duan të argëtohen” ishte shprehur Dukagjin Lipa.

Festivali “Sunny Hill” do të mbahet në Prishtinë më 10,11 dhe 12 gusht, ku do të performojnë artistët me famë botërore si Dua Lipa, Action Bronson, Martin Garrix, Stanaj dhe Gashit. Përveç tyre këtu do të performojnë edhe Col3trane, Grace Carter, SG Lewis, Bondax, si dhe artistët më të mirë të skenës si Ledri Vula, MC Kresha, Lyrical Son, Dafina Zeqiri, Gjiko, Lumi B, Buta, Oda, Jericho, Asgjë Sikur Dielli, Genc Salihu, Dren Abazi, Gipsy Groove, Offchestra, Gamblemania, Kachinari, MTNJ, Alban Muja, Oda Haliti, Secret 47, Rrrron, Ylli Megi, Gon & Sonik, Kidda, Art Haliti dhe shumë e shumë emra të tjerë.

Artikuj të ngjashëm