“Ready or not” (“Gati apo jo”) është padyshim një nga këngët më të famshme në botë, dhe grupi që na solli këtë perlë po ribashkohen.
Po, po; “Fugees” po rikthehen pas 25 vitesh!
Grupi Hip-hop do të udhëtojë nëpër botë për të festuar 25 vjetorin e albumit të tyre të mirënjohur “The Score”.
Datat do të shënojnë shfaqjet e tyre të para në 15 vjet, duke ribashkuar Lauryn Hill, Wyclef Jean dhe Pras Michel dhe duke i çuar në 12 qytete në të gjithë botën.
“Fugees kanë një histori komplekse por me ndikim,” tha Hill në një deklaratë. “Vendosa ta nderoj këtë projekt domethënës, përvjetorin e tij dhe fansat që vlerësuan muzikën duke krijuar një platformë paqësore ku ne mund të bashkoheshim, të interpretonim muzikën që donim dhe të jepnim një shembull pajtimi për botën.” /Prive.al