Këngëtarja 25 vjeçare, Selena Gomez dhe The Weeknd, e kanë përfunduar lidhjen e tyre 10-të muajshe, thonë burime të çiftit pranë gazetës së famshme amerikane People.
“Ajo dhe Abel janë përpjekur që ta shpëtojnë lidhjen e tyre por ka qenë shumë e vështirë që të mbeten bashkë, pasi ai është tërë kohën në turne e ajo me punë në New York. Kjo nuk ishte e lehtë për ta”.
Ky burim po ashtu ka thënë se Gomez gjithnjë është përpjekur që të jetë pranë tij kur ai këndonte, por tani për tani, lidhja ka përfunduar por, ata ende janë në kontakt.
Po ashtu nga ky burim është thënë se ndarja nuk ka qenë e lehtë për çiftin dhe saga e ndarjes ka vazhduar për muaj të tërë.
Ndërsa në anën tjetër, Gomez është parë duke kaluar kohë me Justin Bieber, këngëtarin e famshëm me të cilin ajo ka pasur lidhje dashurie nga vitit 2011 deri në vitin 2015-të. /prive.al