Artistët shqiptarë i vihen në përkrahje Fifit: Të mahnitur nga kënga e saj (FOTO)

By

Pjesëmarrja e saj në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Zhurmë”, ka qenë tema e dy ditëve të fundit në mesin e artistëve shqiptarë.

Filloreta Raçi e njohur për publikun me nofkën Fifi, zgjodhi një këngë rrëqethëse me një tekst  e stil unik, për të marrë pjesë në këtë festival, që çdo vit bën bashkë artistë me vlera dhe sjellë këngë të bukura në publik.

Fifi ka realizuar disa projekte më herët, por me këngën e fundit e ka kthyer vëmendjen tek ajo, jo vetëm të publikut, por edhe të kolegëve të saj artistë.

Ndër ta, është edhe Flori Mumajesi, kantautori më i kërkuar i momentit, ai që e ka vlerësuar këngën e Fitit.

Edhe Xhensila Myrtezaj, e ka publikuar në profilin e saj në Instagram këngën e Fifit, duke e cilësuar si shumë të bukur.

E po ashtu, në mesin e tyre janë edhe këngëtaret Fjolla Morina e Morena Taraku, ato të cilat e kanë duartrokitur këngën e Fifit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm