French Montana, target i një sulmi me armë – i vidhen gjësende me vlerë prej qindra mijëra dollarësh

By

Shoferi i këngëtarit amerikan French Montana, është sulmuar me armë zjarri në parkingun e një hoteli.

Shoferi 18-vjeçar po qëndronte pranë automjetit të tij, kur rreth orës 4:50 të mëngjesit, dy burra të drejtuar me një armë filluan ta grushtojnë, dhe arritën të marrin gjëra me vlerë të këngëtarit, raporton Page Six.

Ata arritën të marrin orën e këngëtarit me vlerë prej 300,000 dollarë të firmës “Richard Mille Watch”, dhe një zinxhir të kushtueshëm prej 40,000 dollarë, derisa shoferit i ishte drejtuar arma në kokë.

Ngjarja ndodhi të dielën në mëngjes, në një hotel në Manhattan, disa ditë pasi një njeri nga Brooklyn u qëllua dhe u vra po në atë hotel, u shprehën burimet policore.

Kur shoferi refuzoi të hiqte gjerdanin e kushtueshëm, njëri sulmues shfaqi ​​një armë, dhe lëshoi ​​një të shtënë në tokë.

Policët thanë se shoferi i detyruar dorëzoi zinxhirin, si dhe orën, dhe dy burrat të cilët kishin vënë maska ​​të zeza arritën të largoheshin pa u parë.

Orët e markës “Richard Mille”, janë të preferuara në mesin e personave të famshëm si, Rafael Nadal, ylli i futbollit brazilian Neymar, mrekullia e arteve marciale Jackie Chan dhe aktorja Natalie Portman.

Reperi 36 vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Karim Kharbouch, po qëndronte në hotel gjatë aktit të vjedhjes.

Artikuj të ngjashëm