Tirana ngre zërin – Gratë mblidhen në forum dhe kërkojnë të kenë barazi

By

Një forum vetëm për gratë, është organizuar nga gazetarja dhe publicistja Fatma Haxhialiu në Tiranë.

Njëra nga drejtueset e emisionit të njohur “Thumb”, ka folur në Muzeun Kombëtar të Tiranës, me rastin e 8-të marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Fatma Haxhiu ka bërë thirrje që gratë t’i kërkojnë të drejtat e tyre me ngulm dhe të mos i pranojnë pabarazitë dhe dhunën.

Fushata ka nisur ditë më parë kur në rrjetet sociale, nisi të shpërndahej një imazh i Haxhiut, ku slogani kryesor ishte se “Gratë e Guximshme do ta Ndryshojnë Botën”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm