Dy vite më parë nisën lidhjen e tyre të dashurisë larg vëmendjes së medias e që u kuptua vetëm kur çifti vendosi të fejohet në fillim të këtij viti. Duke mos dashur të presin më gjatë, Sinan Hoxha dhe Andrra Destani sonte kurorëzojnë dashurinë në një ceremoni përallore.
Në dasmën me qindra të ftuar, nuk mungojnë as kolegë të shumtë të Sinanit të cilet edhe nëpër rrjete sociale kanë vërshuar me postime ku urojnë gjithë të mirat për çiftin.
Prive ju sjell pamje deri në këto momente nga ceremonia që nga shumëkush po konsiderohet si më luksozja e parë ndonjëherë në estradën shqiptare. /Prive.al/