Shkenda feston mes miqve të famshëm (FOTO)

By

Të hënën këngëtarja kosovare Shkenda Dubova mbushi 32 vjet. Për një vajzë të pasur si ajo, meqë është edhe ndërmarrëse, ditëlindja nuk kishte se si të kapërcente pa një festë deri në orët e hershme të mëngjesit.

Ajo kishte mbledhur miqtë e saj të famshëm për ta shënuar këtë ditë të rëndësishme për të në një lokal të Prishtinës.

Ermal Fejzullahu, Yllka Kuqi, Labinot Gashi, Cozman, Genta Ismajli, Fjolla Morina e aktori Ylber Bardhi ishin në mesin e njerëzve që me zemër festuan për ditëlindjen e mikes së tyre.

Pamje nga festa kanë publikuar disa prej emrave të njohur të skenës kosovare, duke dëshmuar për një atmosferë të zjarrtë në festë.

 

Artikuj të ngjashëm