Dita e dasmës është një nga ditët më të rëndësishme për një grua.
Nuk ka asgjë më të bukur se të shohësh një nuse të lumtur që ecën drejt altarit në një fustan të mrekullueshëm të bardhë.
Të gjesh fustanin perfekt të dasmës ndoshta është puna më e vështirë e gjithë planifikimit të një dasme, sepse pa dyshim se fustani duhet t’i përshtatet formave të trupit, të jetë pa dyshim i bukur dhe të jetë unik në llojin e tij.
Ndërsa për të gjitha gratë që janë duke ëndërruar se si do të duket fustani i tyre në ditën e dasmës, ne kemi vendosur që të sjellim fustanet ndoshta më të bukura dhe më ikonike të dasmave, gjatë gjithë historisë.
Nga kostumi i bardhë i Bianca Jegger deri te fustani ngjyrë rozë i Gwen Stefanit, bota ka parë shumë fustane të çuditshme të yjeve.
Jo vetëm këta të dy, por gjithë këto fustane që do t’i shihni më poshtë kanë qenë kryetituj në mediat rozë, pa dyshim.