Muajve të fundit ishin shumë të përfolur në shtypin rozë. Ndarja e supozuar e Tunës dhe Cozman mbushi faqet e mediave që u morrën gjerë e gjatë me këtë temë.
Nuk dihet se çfarë saktësisht ndodhi, por deri tani çifti ndoshta për të ngjallur edhe më shumë debat, pati zgjedhur kartën e heshtjes.
Nuk postuan asnjë foto, nuk e thanë asnjë fjalë por gjërat thjesht kuptoheshin që pas një krize të supozuar, marrëdhënia e Tunës dhe Cozman ishte përmirësuar.
Pak momente më parë, këngëtarja ka postuar një foto me të dashurin e saj nga pushimet në Bahamas për të cilat Prive raportoi e para. Një zemër si përshkrim është zgjedhur për të përçuar mesazhin se lidhja po ec mjaft mirë në çiftin e shumëpërfolur.
Foto ka postuar edhe Cozman i cili duket se po shijon në maksimum pushimet. Ato që kanë pasuar ishin komentet e fansave që duket se kanë pritur këtë moment tash e një kohë. /Prive.al
https://instagram.com/p/-Mw24HJ1SX/