Florian Marku është shpallur kampion bote në versionin IBF. Boksieri shqiptar fitoi me pikë ndaj ukrainasit Maksim Prodan.
Marku jo vetëm që fitoi titullin kampion bote, por vijon të jetë i pamposhtur në boksin profesionit. Boksieri ka fituar 9 ndeshje gjatë karrierës së tij dhe ka barazuar 1.
I gjithë ky përkushtim në ndjekjen e titullit kampion bote, ka detyruar bokserin të jetë larg familjes së tij.
Së fundmi ai është kthyer në shtëpi që të vizitojë të ëmën pas shtatë muajsh pa u parë. Vizita e tij ishte një befasi dhe ne po ju lëmë të përjetoni emocionet në videot e mëposhtme. /Prive.al