Flori Mumajesi thekson koincidencën e veçantë të këtij viti në “Kënga Magjike”

By

Rikthimi i Flori Mumajesit me Klajdin në “Kënga Magjike” u prit shumë mirë nga publiku.

Ndonëse dyshja nuk zunë vendin e parë, ata u renditën të dytët pas fituesit të mbrëmjes që ishte Alban Ramosaj me “Thikat e mia”.

Florit i ka ndodhur po ashtu edhe një koincidencë tepër e veçantë të cilën e ka zbuluar së fundmi me një postim në Instagram.

Ai dhe Klajdi morën këtë vit 1058 pikë dhe janë pikërisht dy shifrat e fundit të këtij numri, 58, që është edhe në total numri i produksioneve të tij që kanë marrë pjesë në spektaklin shqiptar. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm