Flori anulon koncertet

By

Pak ditë më parë, sic edhe raportuam në Prive.al, Flori Mumajesi bashkë me ekipin e ‘Threedots Production’ ofroi spektakël në Prishtinë në një koncert që do mbahet mend gjatë.

E një situatë pak a shumë e ngjajshme ishte paraparë që të ishte edhe sonte në Gjakovë.

Por, fatkeqsisht për publikun gjakovar dhe jo vetëm, koncerti i paraparë në Hangover nuk do të mbahet për dy arsye.

E para, kushtet e rënda atmosferike dhe acarin e madh që ka mbërthyer gjithë vendin dhe e dyta gjendja shëndetësore e Florit.

Edhe këngëtari i njohur i Threedots është kapur nga gripi sezonal i cili i pamundëson performancat në nivelin sic di t’i bëj ai.

Keqardhjen dhe kërkim faljen, Flori e ka shprehur në rrjete sociale ku ka premtuar se do të kompenzojë shpejt mungesën në Gjakovë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm