Flasin burimet pranë çiftit! Si janë raportet e J Lo me Alex pas akuzave për tradhti

By

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez, janë rikthyer nga pushimet e tyre në Florida më të lumtur se asnjëherë!

Lopez 49 vjeçare dhe i fejuari i saj i ri, janë parë në një aeroport në Majami gjatë të martës, në rrugëtimin e tyre nga Bahamas, ku Rodriguez edhe i propozoi asaj fejesë.

Dyshja dukeshin të afërt me njëri tjetrin edhe pas raportimeve se Alex Rodriguez e kishte tradhtuar, ndërsa një burim i afërt me Lopez ka thënë për revistën People se propozimi për martesë ishte surpriza më e bukur ndonjëherë për Jennifer, transmeton Prive.

“Jennifer s’mund të ndalojë së vështruari unazën e saj. Ajo është e obsesionuar dhe po e pëlqen tej mase. Ajo po thotë vazhdimisht se propozimi ishte surpriza më e bukur ndonjëherë. Ishte propozimi i ëndrrave për Jennifer dhe ajo s’do ta donte ndryshe.

Por në anën tjetër ish bejsbollisti amerikan, u akuzua nga një ish koleg i tiji për tradhti karshi Jennifer Lopez.

Ish lojtari i Major League Baseball Jose Canseco e ka akuzuar Alex Rodriguez, i fejuari i këngëtares e aktores së famshme amerikane Jennifer Lopez, po e tradhton atë.

Jose ka shkruar në Tëitter duke thënë se Alex ka një aferë dashurie me ish gruan e tij Jessica Cansecon.

“Po e shihja Ëorld Of Dance dhe Jennifer Lopezin. A e di ajo se Alex Rodriguez po e tradhton atë me ish gruan time? Vajza e gjorë, ajo as që ia ka idenë kush është ai”, ka shkruar Jose vetëm një ditë pasi Jennifer Lopez e shpalli fejesën me Alex.

“Jam i gatshëm të bëj edhe një poligraf për ta vërtetuar se ajo që po them për Alex Rodriguez është 100% e vërtetë”.

Sic duket, J LO as që po e qan kokën për këto thashetheme…

Artikuj të ngjashëm