Adelina e ka zgjedhur deputeten e saj në Kuvendin e ardhshëm (FOTO)

By

Adelina Ismaili ka një jetë e aktivizuar në politikë dhe mbi të gjitha duke i qëndruar besnike partisë së saj, Lidhjes Demokratike të Kosovës në kohë të vështira e më pak të tilla.

Së fundmi, atë e kemi parë tejet aktive në përkrahje të kandidates për Kryeministre, Vjosa Osmani.

Por krahas Kryeministres, Adelina ka zgjedhur edhe deputeten e saj.

Përmes postimeve në rrjete sociale, ajo ka zbuluar se këto zgjedhje përkrahë Kumrije Sahitin.

Zonja Sahiti, me dekada të tëra duke kontribuar për arsimin është vlerësuar lartë nga këngëtarja.

‘Një grua e frotë. Një nënë e tre yjeve. Një mësimdhënëse në kohën më të errët të vendit tim. Një krenari. Besoj në znj. Kumrije’ – ka shkruar Adelina në postimin e bërë.

Ndryshe, znj. Kumrije është nëna e dizejnatorit të njohur kosovar, Valdrin Sahiti. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm