Një videomontazh me fotot e fëmijërisë krah babait të saj, e ka prekur tej mase këngëtaren gjakovare Flaka Krelani në studion e “E Diell”.
E ftuar për të folur për karrierën e saj muzikore, Krelani pasi ka parë fotot e babait i cili prej 15 vitesh nuk jeton më, e përlotur, e prekur dhe e kapluar nga malli për të, ka thënë se i mungon jashtëzakonisht shumë, jo vetëm asaj, por edhe pjesës tjetër të familjes.
“Dua shumë që ai atje ku është ta shohë sesa kemi ecur, është shprehur e emocionuar Flaka, “të gjitha sfidat që i kemi përballuar deri më tani, e kemi bërë vetëm për atë që ta lumturojmë atje lart ku ai ndodhet” përfundoi ajo.
Babai i Flakës, Fatlik Krelani ka qenë ish-futbollist i Vllaznimit, Flamurtarit, Borcit dhe Lepencit në Kosovë