Pak ditë më parë, këngëtarja Fjolla Morina pushtoi portalet dhe shkas për këtë ishte një video e saj e publikuar nga ish partneri i dikurshëm, Fisnik Syla – derisa ky i fundit nxiti dyshime se dyshja mund të jenë bërë bashkë sërish.
Siç raportoi Prive, Fjolla dhe Fisi nuk janë rikthyer bashkë dhe videoja i takon të kaluarës – dhe jo vetëm.
Fjolla siç duket është duke e shijuar romancën e saj të dashurisë me Iglin, dhe këtë e pranoi publikisht, duke ripostuar dy storie – një nga vajza, e tjetrën nga një mik i saj, ku ajo shihet në qaste intime me të dashurin e saj, prej kohësh.
Fjolla dhe Igli, iu priftë e mbara!