Mbrëmë, Prive zbuloi se këngëtarja, Fjolla Morina po martohet!
Burime të afërta për Prive, kanë pohuar se këngëtarja do të martohet këtë vit, me partnerin e saj, biznesmenin Fisnik Syla, dhe dasma do të mbahet në Shqipëri.
Aktualisht ajo që në shqyrtim e sipër të detajeve të ditës së saj më të veçantë, nga ambienti ku do të mbahet ceremonia, fustani i bardhë e gjithçka tjetër.
Me anë të një postimi, ajo tashmë ka bërë publike edhe lajmin se partneri i saj ka propozuar dhe se ajo ka thënë “Po”.
Më shumë detaje rreth këngëtares e cila vazhdon të na befasojë mund t’i zbuloni në videon e mëposhtme. /Prive.al