Luksi i shfrenuar nuk po i mungon Fjolla Morinës.
Këngëtarja e njohur, duket se kur frekuenton klubet e natës bën që të gjithë të kthejnë sytë drejt saj falë shpenzimeve marramendëse, festimeve të çmendura dhe sjelljeve të caktuara.
Pak javë më parë, në një prej klubeve të Prishtinës ajo u pa teksa i lan duart me një shishe të tërë shampanjë të shtrenjtë, gjest i cili u pasua me disa kritika.
Por, Fjolla si moskokëçarëse, ka përsëritur sërish, të njejtin potez, kësaj rradhe në Tiranë.
Teksa festonte mbrëmë me shoqet e saj në një prej klubeve të kryeqytetit shqiptar, ajo shihet në një insert teksa lan duart me shampanjë duke u shprehur se as në Tiranë nuk paska ujë.
Zëvëndësimin e ujit të çezmës me shampanjë qindra euroshe mund ta bëjë vetëm Fjolla Morina… /Prive.al