Milot Binaku thyen heshtjen pas vdekjes së babait

By

Dita e djeshme ishte e kobshme për gazetarinë shqiptare.

Një prej emrave më të shquar të fushës në lëminë e gazetarisë sportive u nda nga jeta pas një sëmundjeje të shkurtër.

Gazetari Agim Binaku ndërroi jetë duke lënë të pikëlluar familjen, stafin e RTV 21 dhe gjithë ata që e ndoqën për dekada të tëra në krye të detyrës, duke raportuar si gazetar sportiv.

E në këtë ditë të rëndë, ca fjalë ka vendosur t’i thotë edhe i biri i tij, muzikanti Milot Binaku.

Përmes rrjeteve sociale, ai ka kujtuar babanë duke u shprehur: ‘Pusho i qete babë. S’po me besohet e as gishtat s’po me shkruajne ,do t’me mungosh per jete ,my angel my hero love you’.

Ngushëllimet në adresë të muzikantit kanë qenë të shumta. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm