Aktorja e famshme gjermane, Sandra Hüller e njohur me filmin “Toni Erdman” do të luajë rolin kryesor në filmin “Exil” me skenar të regjisorit kosovar Visar Morina, i njohur për filmin “Babai”.
Producenti Jonas Dornbach ka folur ekskluzivisht për Screendaily, duke treguar se xhirimet do të fillojnë në vjeshtë në Westphalia të Gjermanisë. Shkrimi i publikuar thotë se filmi “Exil”, skenarin e të cilit e ka realizuar Visar Morina, do të jetë një ribashkim për aktoren Sandra Hüller dhe producentin Jonas Dornbach i cili ishte edhe producent në filmin ‘Toni Erdmann’.
Filmi “Exil” është fitues i “Golden Lola” për skenarin më të mirë. Këtë çmim regjisorit e tash edhe skenaristit kosovar, Visar Morina, ia pati dhuruar ministrja gjermane e Ministrisë së Kulturës, Monika Grütters.
Çmimi ka vlerë monetare 10 mijë euro dhe skenaristi ka mundësi për të marrë deri në 20 mijë euro financim në këmbim që të realizojë një film më po atë skenarë.
Skenari i filmi “Exil” sjell rrëfimin e një 45-vjeçari, i cili punon në një firmë farmaceutike. Ai është një njeri familjar shqiptar, i cili e gjen veten të rrethuar nga armiqtë. Në një moment ai e krijon ndjenjën që kolegët e tij po tentojnë ta largojnë nga puna. Filmi ka të bëjë shumë me “bullying” (ngacmimin)./KultPlus.com