“Filantropistja e zhveshur”: Ja si mblodhi para për Australinë modelja e famshme

By

Një modele thotë se ajo ka mbledhur qindra mijëra dollarë për lehtësimin e zjarrit australian duke ofruar fotografi nudo në këmbim të të hollave.

Kaylen Ward, 20 vjeçare, tani po e quan veten “filantropistja e zhvehur” në mediat sociale. Influencerja dhe punonjësja e seksit në Los Angeles ishte kohët e fundit duke parë mbulimin mediatik të zjarreve në Australi dhe pyeti veten se si ajo mund të ndihmojë.

“Unë isha duke parë të gjitha postimet në Twitter në lidhje me zjarret e Australisë dhe isha me të vërtetë e shqetësuar se nuk kishte shumë mbulim mediatik dhe jo shumë njerëz që dhuronin,” i tha ajo BuzzFeed News.

Kjo është kur ajo kishte një ide. Ward tashmë shet foto nudo në internet, kështu që pse të mos i bëjmë për bamirësi? Më 3 janar, ajo postoi në Twitter se kushdo që dërgoi prova se ata do të dhuronin të paktën 10 dollarë në fondet australiane, do të merrte një foto nudo në DM-të e tyre.

Tani ajo ka punësuar një ekip prej katër personash për ta ndihmuar të rendisë mijëra e mijëra DM që ka marrë. Ata kanë punuar pa orar për të verifikuar konfirmimet e dhurimit sa më mirë që të munden dhe të përgjigjen me një foto nudo të premtuar.

Ëard tha se deri në mesditën e së dielës, ata vlerësuan më shumë se 500,000 dollarë janë mbledhur falë fushatës së saj.

Për habinë e saj, reagimi në internet gjithashtu ka qenë jashtëzakonisht pozitiv, tha ajo.

Por Instagram nuk ka vlerësuar aspak fushatën e saj. Edhe pse ajo ishte duke zhvilluar fushatën në Twitter, fjala e saj u përhap në Instagram, ku Ward kishte 50,000 ndjekës. Të shtunën, Ward tha që Instagram mbylli llogarinë e saj, duke pretenduar se ajo po shkelte rregullat dhe udhëzimet e rrjetit social.

 

 

Artikuj të ngjashëm