Festë për familjen Ora: Nëna e Ritës ka ditëlindjen, këngëtarja i bën dedikimin special (FOTO)

By

Familja e famshme shqiptare Sahatçiu apo Ora, ka festë. Nëna e këngëtares Rita Ora, Vera, po e feston ditëlindjen.

E Rita Ora edhepse e angazhuar me shumë punë në Hong Kong të Kinës, nuk e ka harruar këtë ditë të rëndësishme për familjen e saj dhe e ka uruar nënën përmes një postimi në profilin e saj në Instagram.

Këngëtarja ka publikuar një fotografi të vjetër bashkë me nënën e saj, kur ajo ishte ende një fëmijë.

Ato të dyja ngjajnë aq shumë dhe kjo vërehet në këtë fotografi, ku Vera në rininë e saj duket sikurse rita tani.

“Për gruan që më bëri kjo që jam sot! Nënë, urime ditëlindjen dhe faleminderit që je shoqja ime më e mirë dhe inspirim për mua”, ka shkruar Rita në urimin për të ëmën. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm