Zyrtarisht të martuar: Granit Xhaka dhe Leonita Lekaj vënë firmën në letrat e kurorëzimit

By

Dje shënuan tre vjetorin e lidhjes së tyre, ndërsa kishin zgjedhur pikërisht këtë ditë për të kurorëzuar edhe zyrtarisht martesën e tyre.

Futbollisti Granit Xhaka dhe Leonita Lekaj, janë burrë dhe grua edhe ligjërisht.

Sulmuesi i Arsenalit dhe Lekaj kanë lidhur kurorë në Londër, ku çifti po jeton qysh kur Xhaka u bë pjesë e ekipit të Premier Ligës.

Dyshja ka zgjedhur këtë mënyrë diskrete për ta vazhduar lidhjen e tyre në hapa të mëtejmë, duke mos organizuar një dasmë tradicionale.

Gjatë kësaj vere, ata vetëm publikuan një seri imazhesh në Instagram, të veshur me vello e kostum dhëndri. /Prive.al

MR. & MRS. XHAKA ❣️ @granitxhaka

A post shared by LEONITA XHAKA (@__ll.gx__) on

Artikuj të ngjashëm