Çfarë ka pasur realisht mes Ritës dhe Jay Z ?!

By

Rita Ora është bërë kryetemë e faqeve rozë për një lidhje të supozuar me Jay Z.

Publikimi i albumit të ri të Beyonce, “Lemonade”, ka nxitur thashetheme se këngëtarja shqiptare ka pasur aferë me reperin e famshëm.

Albumi i ri i divës amerikane flet për tradhtinë dhe mediat kanë nxituar të përhapin hipoteza se “Becky me flokë të mirë” siç e quan diva e muzikës në këngën e saj është Rita.

Mirëpo, këngëtarja me origjinë shqiptare ka vulosur çdo gjë duke mohuar thashethemet.

“Zakonisht nuk reagoj ndaj thashethemeve të tabloideve, por më lejoni të sqaroj, këto spekulime janë të pavërteta”- është shprehur Rita në Twitter.

Ndryshe, aludime se Rita ka pasur marrëdhënie me Jay Z ka pasur edhe në të kaluarën por ‘Lemonade’, me limonët në gjoksin e Ritës dhe shkronjën J në zingjir ka shpërthyer sërish supozimet.

Denied: She claimed that she had 'nothing but the utmost respect' for Beyonce

Artikuj të ngjashëm