Një shfaqje e mbajtur mbrëmë në Parkun e Qytetit në Prishtinë, ka rikthyer skenën teatrore ndryshe.
“Ferri” nga regjisori dhe njëkohësisht organizatori, Kushtrim Mehmeti, bazuar në veprën e “Komedia hyjnore” e Dante Aligerit, ua mundësoi një grupi të vogël shikuesish prej 50 personave të shikonin nga afër shfaqjen me masa të marra kundër COVID-19.
“Pothuajse 3 muaj kjo shfaqje po përgatitet në ambiente të hapura nga pamundësia për ti realizuar ato në teatro. Lindi ideja që kjo shfaqje të ngjallë situatën duke e shfaqur atë tek audienca në alternative tjetër, pra në hapësirë të hapur”
Mehmeti ka thënë për Klan Kosova se do përgatisin edhe shfaqje të reja në këtë mënyrë për publikun.
“Ne do të vazhdojmë të krijojmë shfaqje të tilla në këtë mënyrë, nëse teatro vazhdon të jetë e mbyllur”.
Ndërkaq, gjendja e krijuar si pasojë e koronavirusit ka ndaluar shume aktivitete në Kosovë.