Xhensila Myrtezaj boll e pat me pauzën, po publikon këngën e re

By

“Sekreti im” është projekti i fundit I Xhensila Murtezajt në bashkëpunim me Pirro Çakon.

Këngëtarja u rikthye me këtë këngë pas një kohe të gjatë, duke arritur miliona klikime në youtube.

Por, çfarë po sjellë Xhensila pas këtij projekti shumë të pëlqyer për publikun?

Këngëtarja e cila tani është edhe nënë, po publikon një këngë të re e cila tashmë duket se është gati për lansim.

Klipi qenka xhiruar, dhe ka mbetur të shtypet vetëm butoni “Publish”, ndërsa vet Xhensila ka publikuar një fotografi me një përshkrim interesant.

“Pesë minuta për vete, po vjen së shpejti”, duke lënë të aludojmë se ky është edhe titulli i këngës së saj të re. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm