2PO2 po vjen me disa projekte të jashtëzakonshme! (FOTO)

By

Reperi i njohur 2PO2 siç duket nuk e ka ndërmend të ndalet. Pas disa super projekteve të publikuara nga albumi i tij “2020” të cilat u pritën e u pëlqyen mjaft shumë ai paralajmëron edhe këngët tjera të cilat janë pjesë e këtij albumit.

Prive.al sjell zbulon për herë të parë bashkëpunimet e reja dhe datat e sakta të publikimit të tyre.

‘Maratona’ e hiteve të reja do të nis me 3 dhjetor kur pritet të publikohet kënga “Palaqo” në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun për të vazhduar kështu me 17 dhjetor me projektin “Kujt pi kallxon” me anëtarin tjetër të Authentic, Capital T.

Por saga e hiteve nuk përfundon në vitin 2016 pasi që edhe muaji janar i vitit të ardhshëm do të mbartë në vete edhe 3 projekte të cilat janë: El chapo,  Alo si dhe  i fundit “A je single” në bashkëpunim me Vig Poppan.

Duket se Hip Hopi shqiptar më në fund do të marrë një kuptim tjetër pasi që prurjet e reja janë krijim i njërit prej ‘veteranëve’ të kësaj sfere. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm