Fero po mendon të ketë (të paktën) dy gra?

By

Platformat në rrjete sociale të Feros që prej kur e hapi një kapitull të ri duke iu përkushtuar fesë kanë postime vetëm në lidhje me religjionin.

Me çdo ditë që kalon, ish-reperi shfaqet çdo herë e më i përkushtuar duke ndarë citate të librave të fesë islame.

Por, së fundmi ai ka habitur jo pak.

Fero në mëngjes ka publikuar një fotografi të një shprehje nga dijetari i ndjerë musliman me origjinë shqiptare, Shaykh Al Albani që thotë:

“Nuk është e lejuar për një grua që t’ia pamundësojë burrit të saj marrjen e një gruaje të dytë”.

Kjo ka ngjallur dyshime nëse Fero po e mendon një gjë të tillë, pas pajtimit me Arbenitën. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm