Gold AG dhe Greta ‘bombardojnë’ Youtube

By

Mbrëmë u publikua dueti mes Gold AG dhe Greta Koçit. Kënga ‘Mas miri’ u pëlqye mjaft shumë sepse në pak kohë nga lançimi arriti të grumbullojë shikime dhe pëlqime në rrjete sociale.

Reflektim i këtij suksesi padyshim se paraqet shifra e shikimeve në Youtube. 200,000 klikime janë regjistuar tashmë ende pa mbushur 24 orë, duke qenë në rrugë drejt kapjes së çerek milionëshit.

Madje reperi në Facebook ka dëshmuar statistika se brenda dy orëve nga publikimi projekti ka arritur 100.000 shikime por natyrisht se këto shifra marrin kohë që të jenë vizuele për publikun pasi duhet të kalojnë në procesin e verifikimit.

Ndryshe, Ariani javën e ardhshme sjell një tjetër këngë, kësaj rradhe me Don Arban e Arta Bajramin që do jetë në sinkron me atmosferën para ndeshjes me Serbinë sepse do i kushtohet pikërisht kombëtares /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm