Enca Haxhia: Muzika tallava është pjesë e kulturës shqiptare

By

Zakonisht ka ardhur në muzikë si një këngëtare e pop’it, megjithatë, në projektin e fundit Enca Haxhia i habiti fansat e saj me përzgjedhjen e bashkëpunimit.

Këngëtarja para 2 javësh solli këngë me këngëtarin shqiptar të zhanrit tallava, Muahrrem Ahmetin dhe kënga është nga ato që të bën të lëvizësh çdo muskul të trupit.

Ndërsa javën që lamë pas, Enca shpjegoi pse vendosi që në repertorin e saj të fuste një këngë tallava e me ritme më orientale.

Sipas saj, ky zhanër muzike që jo rrallë herë kritikohet nga publiku, është pjesë e kulturës shqiptare dhe jo vetëm, por edhe e Gadishullit Ballkanik.

“E dëgjoj muzikën Tallava. Ka këngë që më pëlqejnë shumë, në momente të caktuara kur dua të kërcej, e dëgjoj. Fundja është një pjesë e kulturës shqiptare e Ballkanase, është pjesë e jona e s’kam pse ta paragjykoj unë e kushdo tjetër”, thotë Enca Haxhia.

Ndiqeni të plotë intervistën më poshtë të realizuar nga Prive për edicionin e javës së kaluar:

Artikuj të ngjashëm